Duket se pasi serverët e pjesës online të serisë Dark Souls u çaktivizuan në PC për shkak të abuzimeve që mund të çonin në vjedhje të të dhënave dhe ndërprerje të sistemit, veçoritë online të serverëve të lojës Dark Souls Remastered janë bërë sërish të disponueshme në kompjuterë. Ky veprim i FramSoftware synon të vërë në dispozicion funksionin e serverëve online të lojërave Dark Souls 3 dhe Dark Souls 2: Scholar of the First Sin, të cilët tashmë janë riaktivizuar. Pronarët e Dark Souls 2 origjinal në PC do të duhet ende të presin që veçoritë e tij në internet të aktivizohen në një datë të mëvonshme.

Duhet të theksohet se serverët online të Dark Souls: Prepare to Die Edition nuk do të restaurohen për momentin. Vendimi aktual i FrameSoftware është marrë për shkak të sistemit të vjetër të këtyre serverëve, gjë që duket e arsyeshme duke pasur parasysh lëshimin e këtij versioni në vitin 2012. Sidoqoftë, lojtarët mund të kthehen në Dark Souls Remastered për të shijuar përvojat PvP në PC.